Gazetarja: “Ka një hatërmbetje nga aleatët duke pasur parasysh që 7 muajt e fundit aksionet politike kanë qenë të përbashkëta me partitë e majta. Pse s’jeni lajmëruar ju për të lëvizje të fundit të Partisë Socialiste?”
Paskal Milo: “ Shiko, është në natyrën e partive politike shqiptare të mëdha që në momentet që ato kanë nevojë sigurisht që ofrojnë bashkëpunim dhe në momentet që ato e gjykojnë që vendimet mund t’i marrin vetë ashtu sikurse dhe përgjegjësitë ato sigurisht që nuk pyesin për të tjerët. Nëse Partia Socialiste realisht do të këmbëngulë për transparencën e zgjedhjeve edhe në kuvend kjo nuk e dëmton procesin dhe objektivin e opozitës, por në rast se gradualisht do të zbehet lufta për transparencën e procesit zgjedhor atëherë do të kemi të bëjmë me një të ashtuquajturën tradhti për interesat e elektoratit socialist dhe për kauzën socialiste.”/tvklan.al