Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zhvilloi takime me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike në qytetin e Bulqizës.

Duke u ndalur ne programin e koalicionit për ndryshim Milo u tha te pranishmeve se e majta do te bashkoje politiken me njeriun dhe problemet e tij.

Paskal Milo: “Ne do të fitojmë së bashku, ne do ta ndërtojmë shtetin ligjor, shtetin demokratik së bashku. Jo këtë shtet që ju ndalon të vini në mitingjet e opozitës, jo këtë shtet që ju mohon të drejtat themelore, jo këtë shtet që ju ka mohuar gjithçka, veç ju ka dhënë lirinë të vdisni ne galeritë e minierës ose u ka dhënë lirinë që të vdisni nga papunësia.”

Kreu I PDS-së kritikoi ashpër segmente të pushtetit me pretendimin se prezantimi i kandidatëve për deputete te kësaj force politike nuk është lejuar./tvklan.al