Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka zhvilluar disa takime me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike në qytetin e Patosit.

Duke kritikuar ashpër qeverisjen e mazhorancës Milo tha se koalicioni i së majtës do ta çojë më përpara vendin.

Paskal Milo: “Progresi i Shqipërisë mund të bëhet vetëm me koalicionin tonë të progresit. Progresi i Shqipërisë mund të arrihet vetëm me bashkimin për ndryshim. Progresi mund të arrihet me forca të tilla politike si Demokracia Sociale që e kanë të shtrenjtë demokracinë dhe të gjitha parimet bazë të një shoqërie evropiane.”

Sipas Milos zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit do të shënojnë fundin e këtij rrënimi ekonomik që po kalon shoqëria shqiptare./tvklan.al