Përbërësit:
2 patate
100 gr proshutë
100 gr djathë kaçkavall, ose pice
Vaj ulliri
Rozmarinë
Piper
Kripë
Përgatitja:
Marrim patatet dhe i presim me feta rrumbullake. I shtrojmë në tavë dhe i hedhim sipër vaj ulliri, kripë, piper dhe rozmarinë të grirë. I vendosim në furrë për thuajse 20 minuta në 180 gradë.
Pas janë pjekur i vendosim pak proshutë dhe djathë dhe pastaj sërish një shtresë patatesh.
E përsërisim dhe një herë procedurën dhe i vendosim në furrë për disa minuta në temperaturën 180 gradë./tvklan.al