Në mënyrë simbolike përkrah shtatores së Skënderbeut, në sheshin që vijojnë ende punimet, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka nderuar teksa ngrihej flamuri kombëtar, në 104 vjetorin e Pavarësisë.
Ceremoni u pasua me hedhjen në ajër të mijëra tullumbaceve kuq e zi. Kryebashkiaku, u ndal tek çelja e kantiereve të rinj, që sipas tij janë akti më i madh historik.
Teksa uroi, ai u shpreh se zhvillimi i ceremonisë në një shesh punimesh ndodh për herë të parë dhe të fundit, pasi vitin e ardhshëm, pavarësia do të festohet me sheshin e përfunduar, i cili mbase do të jetë me i bukuri në rajon./TV KLAN