Intervistë me zotin Pavlli Zëri.
Pavlli Zëri: Tashti normalisht u bë një mbledhje e Këshillit Kombëtar, shumica e anëtarëve të Këshillit Kombëtar diskutuan dhe mbajtën qëndrim për pozicionin që kishin marrë zotërinjtë që e quajnë veten fraksioniste. Normalisht nuk doli njeri në përkrahje të tyre. Kështu dhe votimi që u bë ishte shprehje e asaj që u shpreh në Këshillin Kombëtar.
Gazetari: Megjithatë ata kanë deklaruar që votimi duhej të ishte bërë i hapur pasi, votimi i mbyllur pasi metoda se si u zhvillua mbledhja rezultati mund të ishte i ndryshëm.
Pavlli Zëri: Aty gjatë gjithë diskutimeve u kërkua unanimisht që ata o të mbanin një pozicion të ndryshëm nga ai që kishin mbajt ose të linin postet që kishin, kështu që normalisht votimi ishte një formalitet.
Gazetari: Teza e tyre antikorrupsion ju bind?
Pavlli Zëri: I kemi kërkuar shpeshherë në mbledhjet e Këshillit dhe mbledhjet e kryesisë që të prononcoheshin hapur kush ishin të korruptuar dhe nëqoftëse kishin fakte. Kuptohet që në Shqipëri terma e korrupsionit është term eminent që diskutohet përditë, por janë organe të tjera që mund ta luftojnë dhe duhet ta zbulojnë dhe pastaj ta luftojnë korrupsionin. Të flasësh me terma xhenerikë për korrupsionin më duket thjesht një spekullim.
Gazetari: Gjinushi po udhëheq partinë tuaj me metoda komuniste?
Pavlli Zëri: Nuk e di Gjinushi është një nga themeluesit e partisë bashkë me shumë të tjerë që janë akoma anëtarë të partisë. Partia vazhdon të jetë ajo që ka qënë përpara, me raporte mjaft të mira me Internacionalen. Partia nuk zhduket kur ikin ca njerëz, siç thonë ca që nuk ka më Parti Socialdemokrate meqë ikëm ne, sepse PSD-në nuk e kanë themeluar ata, e ka themeluar një masë e gjërë e anëtarëve dhe simpatizantëve, e cila do ta mbajë akoma në këmbë dhe do ta çojë akoma më përpara./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame