Emisioni i datës 15 korrik 2009 drejtuar nga Blendi Fevziu ka në qendër të vëmendjes një intervistë e cila është e fokusuar tek çështjet politike , kryesisht tek zhvillimet e së majtës madje edhe ato ndërkombëtare , pra me liberalizimin e vizave.
I ftuar në studio është kreu i Partisë Socilal-Demokrate dhe njëkohësisht ish –ministri i për punët e jashtme z. Paskal Milo.
Paskal Milo: Pas 28 qershorit jam ndjerë i shokuar , jo për faktin që do i mungoj parlamentit, por sepse ishte një rezultat i papritur i pa parashikuar , në atë masë që ndodhi dhe se investimi kaq vjeçar në krye të kësaj partie në të gjithë zhvillimin elektoral para zgjedhjeve më goditi rëndë më zhgënjeu. Për hir të së vërtetës kushdo që do të ishte do të ndihej keq , por jeta vazhdon , jeta është plot aktivitete. Unë kam qenë edhe mbetem një mësimdhënës i rregullt në Tiranë dhe në Prishtinë por njëkohësisht edhe studiues duke punuar mbi arkivat e mia dhe në projektet e mia që padyshim në të ardhmen do të realizohen.
Paskal Milo shprehet se si politikan nuk ka dështuar dhe as demokracisë sociale si parti politike dhe se këtu ka dështuar alternative e koalicionit të majtë, ka dështuar partia më e madhe ajo Socialiste dhe së këtu ka dështu vetë lideri i këtij koalicioni pra vetë Edi Rama.
Paskal Milo: Për rrjedhojë ne si parti nuk kishim dhe as nuk do të kishim atë peshë elektorale që të diktonim në këtë koalicion . Ne ishim një segment i koalicionit të majtë , por nuk do të ishim ne që do të përcaktonim fitoren e kë tij koalicioni. Unë gjatë këtyre javëve kam bërë një analizë refletkimi dhe duke menduar me orë të tëra dhe duke i marr me rradhë të gjitha ngjarjet . Kam aritur në konluzionin që janë bërë gabime të rë nda dhe të pafalshme dhe jo se dua ta eksportoj përgjegjësinë por ata që e udhëhoqën këtë koalicion që ishte formal për hir të së vërtetës. Që në vitin 2005 unë ndodhesha në një grup parlamentar me LSI për shkak të numrave për shkak edhe të një afiniteti miqësor me liderët e LSI që kanë qenë kolegët e mi për shumë vite me rradhë . Më pas u krijua ideja që në ato zgjedhje ne të shkonim bashkë . Mirëpo gjatë vitit të kaluar patëm disa mosmarrveshje të cilat rrodhën më tepër nga këndvështrimi që do të kshim për zgjedhjet edhe për koalicionet./tvklan.al