Lajme Arkiva 2003
Partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut po luan me të gjitha forcat politike për zgjedhjet lokale të tetorit. Bisedimet po kryhen në nivel lokal dhe jo në qendër. Pas dështimit të negociatave me Partinë Socialiste, ku shkak ishte Bashkia e Himarës, këtë mirëkuptim duket se Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut do të gjejë me Partinë Demokratike.
Vangjel Dule: Rrjedhimisht ende nuk e kemi kualifikuar këtë formacion që kemi. Nuk e ka marrë formën e një formule të plotë. Rrjedhimisht do të rezervohemi për tu pozicionuar në mënyrë përfundimtare.
Pas përfundimit të negociatave nga degët e partive që priten javën që vjen kryesia e partisë do të ndajë përfundimisht nëse Bashkia e Himarës do të jetë në favor të tyre.
Gazetarja: Si në zgjedhjet e kaluara lokale, gjithashtu edhe në këto zgjedhje, Bashkia e Himarës shikohet si një pjesë shumë e interesuar për të gjitha partitë politike. Sipas jush pse ka një interes kaq të madh për këtë bashki.
Vangjel Dule: Dëshiroj të theksoj me këtë rast se Bashkia e Himarës është si çdo njësi tjetër administrative e Republikës së Shqipërisë dhe aty nuk ka asnjë mit, por fatkeqësisht konstatojmë se aty ka interesa të paligjshme ekonomike.
Sipas burimeve brenda partisë konfirmohet se PBDNJ do të aleancohet me Partinë Socialiste një njësi të Shkodrës, me partinë socialdemokrate në disa njësit të Gjirokastrës dhe Vlorës dhe me Partinë demokratike për Bashkinë e Himarës. Sidoqoftë vendimi politik i PBDNJ-së është të dalë e vetme në 12 Tetor./tvklan.al