Akuzat ndaj qeverisë për korrupsion në favorizimin e deputetit socialist Sadri Abazi, opozita i ilustroi me shifra të detajuara. Sipas Partisë Demokratike ka një angazhim total të institucioneve, ministrive e bashkive të cilat kanë dhënë 12 miliardë lekë për një vit për deputetin socialist.
Ina Zhupa – Zëdhënëse e PD:
“Në të gjitha rastet, oligarku i Ramës paraqitet me ofertën më të lartë. Merr gjithë fondin e vënë në dispozicion. Nuk ka garë, kushdo që paraqitet përballë tij skualifikohet. Shumë prej tyre Sadriu i kap si operator i vetëm. Vetëm në Dibër për një vit Sadriu ka marrë 3 miliardë lekë, pra ka marrë të gjithë buxhetin e Bashkisë. Merr paratë e dibranëve, dhe shkon sot atje për tu marrë dhe votën, për ta blerë atë ku të mundet sepse ai është i përbuzur nga cdo dibran”.
Demokratët bëjnë përgjegjëse qeverinë për kushtet e vështira të jetesës së qytetarëve dhe përpjekjet e tyre për t’u larguar në emigracion.
Tv Klan