Erla Mëhilli: “Sot Edi Rama në një përçartje skizoide ju serviri shqiptarëve edhe një herë torbën e tij të shpifjeve, mashtrimeve dhe trillimeve elektorale dhe sulmeve personale ndaj familjarëve të kryeministrit. Të gjithë këto vetëm e vetëm për të mbrojtur veten nga dorëheqja. Njeriu i fundit në Shqipëri që mund të zërë në gojë familjen dhe familjarët është ai dhe para së gjithash është ai. Ndërsa sulmet e tij dëshmojnë urtësinë e tij shpirtërore dhe morale. Sërish Edi Rama vetëm e vetëm për të maskuar përgjithësinë e tij për humbjen e zgjedhjeve u thotë shqiptarëve se koha e tyre është koha e maskarenjve. Sërish i themi zotit Rama se koha është e shqiptarëve, e atyre që votuan projektin Shqipërisë evropiane dhe e atyre që votuan projekte të tjera në këto zgjedhje. Koha e maskarenjve në Shqipëri ka përfunduar me përmbysjen e diktaturës komuniste. I kujtojmë zotit Rama se koha e maskarenjve ka qenë koha e atyre që firmosnin ekzekutimet e intelektualëve të pafajshëm për bindjet politike e atyre që krijuan kampet dhe burgjet më të egra të përqendrimit. Që zhytën vendin në varfëri dhe izolimin më të thellë. Për sa i përket kërcënimeve dhe presioneve për mosnjohjen e zgjedhjeve, i themi zotit Rama i cili ka mbetur me aleat të vetëm Nard Ndokën, se janë thjesht klithma të një humbësi që me imagjinatën e tij të sëmurë është në gjendje të imagjinojë dhe skenarët më të kobshëm vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij politikë. Por të gjitha këtij janë përpjekje të kota zoti Rama dhe asgjë nuk e ndryshon dot më votën e shqiptarëve. Për sa i përket sulmeve të publikuara në të përditshmet e kontrolluara nga zoti Rama, projekte të miratuara që gjoja do të ndërtohen në prona të familjes së kryeministrit, ju bëj me dije se janë thjesht trillime të ulëta, të cilat morën dënimin e merituar nga shqiptarët më 28 qershor.”/tvklan.al