Erla Mëhilli: “E kërkuam këtë komunikim me median dhe opinion publik për të dhënë komentet tona mbi raportin e fundit të “Reporter pa kufij”, të publikuar dje dhe të keqinterpretuar dhe deformuar prej të njëjtëve individë dhe … që çdo ditë raportojnë të pavërtetën mbi situatën në Shqipëri. Janë të njëjtët klane dhe të njëjtët individë që çdo ditë përpiqen të ngjallin katastrofizëm dhe panik në mediat që sundojnë duke abuzuar me kohën, emocionet, intelektin dhe paratë e shqiptarëve. Duke pasqyruar të pavërtetën, madje të kundërtën e së vërtetës për qëllime dhe parime krejtësisht të kundërta me ato mbi të cilët duhet ti mbështes misioni e saj një media e lirë në një vend të lirë, informimin e paanshëm të opinionit publik. Raporit përcjell një mesazh të qartë për të gjithë editorialistët, botuesit dhe pronarët e medias në Shqipëri, për shkak se njihet tashmë mirë dhe ne e kemi mundësuar vazhdimisht shantazhin ose ankandin e ashtuquajtur leje ndërtimi baras kohë televizive, ku kryetari i PS-së Edi Rama është ideatori dhe ndërtuesit i këtij tregu të turpshëm. Me moton të jap leje ndërtimi, më jep kohë televizive ose faqet e gazetës, Edi Rama vazhdon të ushtrojë presionin e tij korruptiv ndaj mediave duke shtypur lirinë e fjalës dhe duke ndërhyrë deri në përcaktimin e politikave editorialiste në disa media, çka asgjëson çdo lloj standardi etik, profesional dhe njerëzor. Është e vërtetë që raporti i publikuar i “Reporter pa kufij” lëshon një sinjal alarmi, por jo për lirinë e media në Shqipëri. Raporti është një sinjal alarmi për përgjegjshmërinë, integritetin dhe profesionalizimin si dhe raportin e medias me të vërtetën në Shqipëri. Nga ana tjetër PD-ja dhe kjo mazhorancë rikonfirmon vendosmërinë e palëkundur dhe angazhimin e saj në mbështetjen dhe mbrojtjen e lirisë dhe drejtave të mediave, të lirisë së të shprehurit si dy nga shtyllat bazë të demokracisë në vend.”/tvklan.al