Erla Mëhilli: “PD dënon me ashpërsinë më të madhe presionin e Edi Ramës humbësit të këtyre zgjedhjeve. I vetmi politikan tashmë që këndon në humbje i cili çdo ditë me presione dhe kërcënime tenton të maskojë përgjegjësinë e tij për humbjen e këtyre zgjedhjeve. PD i bën edhe njëherë thirrje zotit Rama të heqë dorë  nga presionet dhe kërcënimet ndaj institucioneve vendimmarrëse për procesin zgjedhor. Të vërë në zbatim politikën e tij të re për të pranuar me dinjitet dhe mendje të hapur humbjen. Nga ana tjetër PD-ja është e vendosur të pranojë çdo rezultat që del nga komisioni qendror i zgjedhjeve. Natyrisht mandati i Fierit të cilin PS-ja ia merr PDI-së me 160 vota më shumë, pavarësisht nga rezultati i shpallur do të jetë objekt i një hetimi ligjor nga kolegji zgjedhor.”/tvklan.al