Erla Mëhilli: “Partia Demokratike përshëndet qytetarët e të gjitha njësive administrative që votuan sot të cilët shkuan pranë qendrave të votimit për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjet e krerëve të tyre lokal. Sot në 5 bashki dhe komuna kanë marrë pjesë rreth 13.419 votues përkundrejt shifrës prej 16.999 votues gjithsej që morën pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2007. Me këtë pjesëmarrje të lartë qytetarët shqiptar i dhanë përgjigjen më të mirë Edi bojkotit dhe thirrjeve të tij”./tvklan.al