Bashkia: Kemi trajtuar çdo familje
Demokratët e cilësojnë propagandë elektorale dhe mashtrim programin e rindërtimit.
Opozita thotë se dokumentet zyrtare provojnë se qytetarët e prekur nga tërmeti nuk do të hyjnë dot në shtëpitë e tyre, të paktën deri në korrik të vitit 2022.
Pas këtyre akuzave reagoi Bashkia e Tiranës që sqaron se familja e Mersin dhe Genc Shabanaj që u soll si shembull nga demokratët është dëmshpërblyer me 3 milionë lekëve si dhe është strehuar në konteiner gjatë pandemisë.
Aktualisht, dosja e familjes Shabanaj është trajtuar nga Drejtoria e Rindërtimit, e cila ka miratuar rindërtimin e dy shtëpive.
Tv Klan