Erla Mëhilli: “Sot Edi Rama hapi fushatën elektorale në “Qytetin Studenti”, duke patur në njërin krah si gonxhe të politikës së re ministrin e brendshëm dhe të sigurimit të diktaturës, famëkeqin Gramoz Ruçi, që skuqi me gjakun e engjëjve të demokracisë, studentëve liberatorë, rrugët dhe sheshet e Qytetit Studenti të Tiranës dhe të Shkodrës dhe në krahun tjetër ministrin tjetër të Enver Hoxhës, Skënder Gjinushin. Edi Rama sot përdhosi sheshin “Demokracia”, duke mbledhur në atë shesh pinjollët dhe bastardët e nomenklaturës hoxhiste që studentët përmbysën nga pushteti 18 vjet më parë. Në sheshin “Demokracia” me çunin e Krsitaqit dhe të Xhelilit, gocën e Hamitit dhe me çunin e Sul Bushatit, nipat e Nexhmijes dhe pasardhësve të tjerë pushtetarëve të vjetër. Ata që të gjithë së bashku, sonte më shumë vajtonin sesa festonin. Më shumë ngjasonin me një procesion të rrënuar që kthehet në vaterlonet e tij, në prag të falimentimit politik përfundimtar.”/tvklan.al