Gert Bogdani: “Edi Rama apo ndryshe siç quhet tashmë mister 15%, po mban peng buxhetin e qytetarëve të Tiranës, vetëm e vetëm se atë e ka copëzuar dhe ndarë për klanet e tij në përgjithësi dhe për koço buxhetin në veçanti. Pasi me figurën e tij të numërimit të votave taman si mister dosja. Zoti Rama u tregoj shqiptarëve se ju votoni dhe unë numëroj, kryetari tashmë me korrespondencë i Bashkisë Tiranës, ka futur Tiranën në paralizë të plotë, sepse thotë ose Koço buxheti, ose buxhet Tirana nuk ka. PD paralajmëron zotin Rama se në qoftë se ai nuk reflekton dhe bën transparencën e buxhetit të bashkisë Tiranës, këshilltarët e saj do ta votojnë atë kundër. PD denoncon keqpërdorimin që zoti Rama u bën mediave të kontrolluara prej tij më keq se në kohën e monizmit, në mënyrë të veçantë tele Belindës dhe tele Jalës të cilat shpërndajnë çdo ditë trillime dhe shpifje për të mbrojtur buxhetin e Edil Ramës”./tvklan.al