Në Lushnje kryeministri Berisha kujtoi arritjet e qeverisë demokratike gjatë katër viteve. Berisha gjeti rastin për të falënderuar qytetarët e të gjithë Shqipërisë për mbështetjen që bëri të mundur sikurse tha të shembej muri i korrupsionit të rriten pagat dhe pensionet të ndërtohen rrugë të reja vetëm në zonat rurale 5900 km. Si në çdo takim me qytetarë nën moton “Shqipëria po ndryshon” kryetari i qeverisë u ndal në momentet më të rëndësishme për vendin anëtarësimin në NATO dhe aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE.
Sali Berisha: “Katër vite më parë ne u zotuam se do të shembim murin e krimit. Sot, pas katër vitesh Lushnja juaj, Shqipëria jonë është ndër vendet më të sigurta në Evropë. Ky besim dhe kjo mbështetje kanë qenë përcaktuese për ne, zbatimin e projektit tonë. Sot, sërish ne kërkojmë sërish besimin tuaj, por e kërkojmë besimin pasi shpresat e përbashkëta të katër viteve më parë i kemi shndërruar në realitete të mëdha të përditshme të jetës sonë.”
Programi i ri demokratëve parashikon ndër të tjera rritjen e mëtejshme të pagave dhe pensioneve barazimin e pensioneve në fshat me ato në qytet duke lënë pas më këtë objektiv të paktën gjashtë vende të BE. Kjo si pjesë e angazhimit për një Shqipëri evropiane.
Sali Berisha: “Jam sot këtu për tu zotuar para jush se 4 vitet që vijnë nuk do ketë rrugë të paasfaltuar në këtë qytet në këtë rreth në këtë vend . Zotimi ik solemn është katër vitet që vijnë ujë të pijshëm 24 orë në çdo familje shqiptare. Qytetarë evropian, lushnjarë evropian dhe shqiptarë evropianë do të thotë që ju të keni vende pune. Katër vitet që vijnë në këtë vend ne krijojmë së paku 160 mijë vende pune të reja.”
Kryeministri u tha qytetarëve në Lushnje se program i ri qeverisës i demokratëve është i zbatueshëm në të gjithë përmbajtjen e tij.
Sali Berisha: “Ne buzë një pragu të ri të madh, në të cilin ne do të realizojmë ëndrrat tona më të mëdha. Do të përgatisim Lushnjën , do përgatisim Shqipërinë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Unë dua t’ju garantoj ju se kurrë nuk marr përsipër gjëra që nuk i bëj dot dhe se kurrë nuk kërkoj nga njeri atë që nuk na takon. Por, ne jemi popull i mundit, jemi popull i djersës, jemi njerëz të mendjes, jemi njerëz të punës, ne e meritojmë Evropën, Evropa është fati ynë, është e ardhmja jonë. Rroftë Lushnja, rroftë Shqipëria.”
Kryeministri ishte dhe në fshatin Sulzotaj të komunës e Tërbufit në ceremoninë e që shënon fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës. Në këtë komunë në katër vitet e qeverisjes demokratike është realizuar rikonstruksioni i pesë rrugëve të reja me një vlerë në total rreth 79 milion lekësh…/tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi