Gerti Bogdani: “Edi Rama, vazhdojë sot serialin e tij të akuzave, shpifjeve dhe trillimeve. Partia Demokratike informon shqiptarët se zoti Rama nuk mbron prokurorinë e pavarur apo pavarësinë e saj, por mbron xhelatë të shqiptarëve që i kanë lidhur me tela me gjemba dhe kanë urdhëruar zvarritjen e tyre publike nga Saranda e gjetiu. PD i bën thirrje zotit Rama t’u kërkojë të falur më së paku të gjithë atyre familjeve që u pushkatuan, u burgosën apo u varën për bindjet e tyre politike në aktet finale të cila ka firmosur i ati i tij apo të cilët kanë pasur persekutor politik famëkeq Spiro Koleka. PD i bën thirrje zotit Rama të ketë kurajo dhe të mos ketë frikë nga hapja e dosjeve, i bën thirrje zotit Rama të shkëputet nga e kaluara sepse e ka të domosdoshme të bëj katarsis”./tvklan.al