Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, garanton qytetarët shqiptarë se opozita gëzon mbështetjen e ndërkomtarve për protestat paqsore.
Sali Berisha: “Dua të siguroj qyetarët shqiptarë se komuniteti ndërkombtar ka një mirkuptim të plotë dhe total për protestën paqsore të tyre.”
Për vazhdimin e protestave, nesër do të mblidhet tryeza e partive të djathta për të gjetur mirëkuptimin e të gjitha palve. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, shprehet se opozita duhet të jtë e bashkuar për të protestuar paqësisht.
Fatmir Mediu: “Protestat e qytetarve tregojnë qartë se ka ardhur koha për ndryshime politike. Vendosja e opozitës në krye të ktyre protestave është detyrë e padiskutushme e saj, por kjo situatë e mjerushme shtron përpara opozitës edhe detyrën tjetër, për t’i dhënë përgjigje me ide konkrete dhe platforma zhvillimi nevojave të shqiptarve dhe kërkesave të faktorit ndërkombëtar.”
Pas reagimit të ndërkomtarve, deputeti demokrat, Pjetër Arbnori ,i cili ka qënë në radhën e parë të demostruesve përpara kryeministrisë, shprehet se ndërkombtarët duhet të shohin dy palët për sa i përket incidenteve.
Pjetër Arbnori: “Ndërkomtarët t’informohen nga të dyja palët për një dishka që ka ndodhur. Ne kemi shkuar ditën e shtunë, që është ditë pushimi, n’mnyrë simbolike te dera e kryeministrisë, po kjo s’do të thoshte se, as se kërkonim Nanon, as se do gjenim Nanon, as se do rrzonim Nanon aty.” /tvklan.al