Pas publikimit të audio përgjimit mes Ministrit Ilir Beqaj dhe një vartësit të tij, të transmetuar në emisionin “STOP”, në Televizionin Klan, Partia Demokrtike kallëzoi penalisht Ministrin e Shëndetësisë.
Sipas demokratëve, Beqaj shkarkoi kreun e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Tropojës, Çlirim Hajdarmataj vetëm sepse ai nuk mori pjesë në një mbledhje partie.
Për Partinë Demokratike, Ilir Beqaj ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës me shkarkimin me telefon të Drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, me motivin që nuk mori pjesë në një mbledhje partie.
“Pas bërjes publike të skandalit nga emisioni “STOP”, Ilir Beqaj tentoi të mbrohej duke sajuar një motiv që rezulton i pavërtetë për shkarkimin, gjë që e implikon atë edhe më tepër”,
thuhet në reagimin e PD -së.
Tv Klan