Pas lajmit se dëshmitari i Divjakës është kërcënuar me jetë nga persona të panjohur, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike. Deputeti i PD, Arben Ristani në një deklaratë për mediat deklaroi se: “Kërcënimi i dëshmitarit të trafikut të drogës në Divjakë është pjesë e skemës kriminale”.
Më tej, Restani nënvizoi se: “Përmasat e skandalit qeveritar të drogës po rriten çdo ditë. Kërcënimi i dëshmitarit okular të Divjakës tregon se skema kriminale është aq e fuqishme dhe aq e lidhur me pushtetin sa kërkon të mbyllë gojën e kujdo që ka dijeni, e të fshijë çdo fakt që do të ndihmonte në zbardhjen e të vërtetës nga drejtësia”.
Deputeti i PD, Ristani i ka bërë thirrje policisë së shtetit që të marrë në mbrojtje dëshmitarin e kërcënuar.
tvklan.al