PD mbyll dy marrëveshje të tjera parazgjedhore. Kryetari i kësaj force politike njëkohësisht dhe kryeministër i vendit Sali Berisha ka firmosur fillimisht me Neritan Cekën, kreun e aleancës demokratike. Një marrëveshje që sikurse tha Berisha i rikthen PD-së një aleat të vjetër.

Sali Berisha: “Bashkë e nisëm bashkë po e vazhdojmë, për shkak të  mëdha programore që na bashkojnë, për shkak të trashëgimisë  së pashlyer që ne kemi të vizionit të përbashkët që ndajmë ne firmosim këtë marrëveshje.”

Neritan Ceka: “Duke bashkuar ato ideale që na kanë bashkuar që në dhjetor, duke bashkuar forcat tona, votat tona dhe natyrisht që bashkimi i aleancës ka për synim të sjelli edhe atë frymë liberal-demokrate  që nuk ka ndarë asnjëherë në këtë koalicion. Ti japë edhe më shumë forcë këtij koalicioni tek i cili ne besojmë.”

PD-ja ka ri konfirmuar aleancën me Bashkimin Liberal Demokrat të Arjan Starovës, një marrëveshje që Berisha e cilësoi të rëndësishme për të garantuar fitoren në zgjedhjet e qershorit 2009.

Sali Berisha: “Në marrëveshjen që firmosëm përcakton horizontet të reja, përcakton fitoren e ardhshme në zgjedhjet e 28 qershorit qeverisjen e përbashkët në mandatin e dytë.”

Arjan Starova: “Jam shumë i kënaqur që me këtë marrëveshje ne do të kemi mundësi që kontributet tona ti japim në mënyrë cilësisht të re koalicionit të ardhshëm dhe jam i sigurtë që ky është hapi i parë ndaj një fushate zgjedhore të suksesshme dhe një fitore të ardhshme 4 vjeçare për këtë qeverisje, për këtë shumicë, e cila e ka çuar vendim me rimte të papara e shpejta deri tani drejt synimit të saj. Integrimit në NATO që e realizuam dhe integrimit në BE në të ardhmen.”

Në prag të zgjedhjeve partia më e madhe që qeverisë vendin ka firmosur bashkëpunimin dhe me PR dhe atë PAA, marrëveshje që kanë si qëllim maksimizimin e fitores së koalicionit të djathtë dhe qeverisjen në rast fitoreje sipas peshës reale të çdo force politike./tvklan.al