PD: Akuzat e Ramës, për të fshehur humbjen
Erla Mëhilli: “Sot Edi Rama, humbësi i madh, kryetari pa mandat i Partisë Socialiste duke lënë mënjanë pasuritë e tij që ka nëpër Evropë apo ndërtimin e fshatrave turistikë në Spanjë, ndërtimin e qytezës së përbashkët me Delijorgjin apo 70% të lejeve të ndërtimit në Tiranë që i ndan me Eftinjtë e tij, nxori për të komentuar pasuritë e kryeministrit dhe të familjarëve të tij, trafikantin e qenieve njerëzore apo ortakun e narkotrafikantit Fatos Gjura, Taulant Ballën. Me zhurmën e tij Edi Rama, përveçse përpiqet të fshehë humbjen, përpiqet mbi të gjitha të fshehë frikën dhe tronditjen që e ka kapur nga pasuritë që i ka përvetësuar nga një sërë kompanish si 2K, Atelier Edil, studion e Shkrelit etj, etj. Ndërsa zëdhënësit të tij narkotrafikantit Fatos Gjura, i themi se janë të pakët ata që nxjerrin të ardhurat dhe sigurojnë jetesën me para të nxjerra nga droga apo si trafikantë të qeniesh njerëzore, ndërsa ty të prei i njëjti fat si Fatosi.”
PS: Zgjedhjet e vjedhura nuk legalizohen
Elisa Spiropali: “Zgjedhjet e vjedhura nuk legalizohen sepse populli nuk jeton për të mbajtur në kurriz një oborr të korruptuar që duan të korruptojnë çdo gjë dhe të mbretërojnë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Partia Socialiste nuk është në ankand dhe Sali Berisha nuk do mund kurrë ta blejë opozitën reale dhe as të vendosë kryetarin e Partisë Socialiste. Ne nuk e pranojmë rezultatin e zgjedhjeve dhe do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë popullit përfaqësimin e merituar në të gjitha rrugët demokratike në këtë betejë mes dy botësh, fitorja e Sali Berishës do të jetë disfata e tij.”/tvklan.al