Me argumentin se përmes një skeme korruptive i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 5 milionë Euro në projektin energjetik të KESH-it për impiantin fotovoltaik të digës së Zadejës, Partia Demokratike kallëzoi në SPAK zv/Kryeministren Belinda Balluku.

“KESH-i e lidhi këtë kontratë 2-3 herë më të shtrenjtë sesa vlera reale e punimeve të saj, në gusht të vitit të kaluar. Belinda Balluku e ka miratuar projektin shtetëror për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës, duke vënë firmën në një projekt që doli në tender me vlerë 8.3 milionë Euro, kur ndërkohë, një projekt tjetër, thuajse binjak me këtë shtetërorin, u kushtoi investitorëve privatë jo 8 milionë Euro, por vetëm 3 milionë Euro.”

Për demokratët ky është një rast flagrant sesi qeveria vjedh shqiptarët, ndaj i kërkon SPAK-ut ta hetojë atë që e cilëson aferë korruptive.

 “Është në përgjegjësinë e SPAK-ut të gjejë se në xhepat e kujt kanë shkuar 5 milionë Euro-t.“

Më herët opozita e ka paditur në SPAK zv/kryeministren Balluku edhe për shitblerjen e energjisë elektrike, që sipas saj për 1 vit ka shkaktuar një dëm 180 milionë Euro.

Tv Klan