Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një ndryshim në Rregulloren e Kuvendit, duke kërkuar që çdo deputet të vetëdeklarojë në qoftë se ka përdorur aplikacion Sky ECC dhe ENCROCHAT.
Demokratët e argumentojnë ndërmarrjen e kësaj iniciativa me faktin që, sipas hetimeve të kryera nga SSPAK, shqipja është gjuha e dytë më e përdorur në aplikacionet e enkriptuara, Sky ECC dhe ENCROCHAT, me rreth 16 mijë përdorues shqiptar.
Sipas Gazment Bardhit, nga burime të ndryshme mediatike janë hedhur dyshime serioze se rezultojnë komunikime edhe të deputetëve të tjerë me eksponentë të krimit të organizuar, për kryerjen e aktiviteteve të paligjshme.
Demokratët kanë gati dhe modelin e formularit të vetëdeklarimit që deputetët duhet të plotësojnë, ndërsa theksojnë se çdo refuzim, apo e dhënë e rremë, përbën vepër penale.
Tv Klan