Lulzim Basha vijoi sërish akuzat ndaj Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj se kanë ndryshuar planin urbanistik të kryeqytetit duke devijuar lumin e Lanës me qëllim ndërtimin e një kompleksi rezidencial për llogari të Edmond Begos.
Nga protesta e banorëve të Astirit, kreu i opozitës tha se shkeljet e njëpasnjëshme nga mazhoranca kanë për qëllim vetëm favorizimin e oligarkëve dhe kriminelëve të lidhur me pushtetin.
“Çifti më i korruptuar Rama-Veliaj kanë bërë një akt që nuk është bërë mbi 2 mijë vjet në histori, kanë devijuar Ramën që të ndërtojë një kriminel, kanë vendos të prishin shtëpitë e 200 mijë familjeve për të ndërtuar projektin 60 mln Euro”.
Më herët, Partia Demokratike publikoi një material të marrë nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit që sipas saj rrëzon deklaratat Veliaj se në zonën Unazës së Madhe nuk është parashikuar ndërtimi i një kompkelsi rezidencial.
“Veliaj s’mund ta mbulojë këtë mashtrim, sistemi nxjerr zbuluar Veliajn se gjoja në këtë truall s’ka projekt për pallate. Plani urbanistik rezulton i skeduar, zona ka karakteristika te ndryshme, kategoria A dhe ajo A+B ka të bëjë me godina 9-katëshe. Në sistem prona që detyroi Edi Ramën dhe Erion Veliajn të ndryshojnë Planin Urbanistik të Tiranës dhe projektin për Lumin Lanë pranë zonës së Unazës së Re rezulton se ka kaluar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi”.
Bashkia e Tiranës i cilësuar me herët akuzat e opozitës qesharake dhe ka mohuar të ketë dhënë leje ndërtimi në zonën të cilës i referohet selia blu.
Tv Klan