Partia Demokratike nuk do bëhet pjesë e konsultimeve të nisura nga Presidenti Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i grupit kuvendor Gazment Bardhi e cilëson farsë takimin e datës 25 Nëntor me kreun e shtetit, pasi sipas tij data e zgjedhjeve është caktuar nga Rama-Balla dhe se Presidenti Begaj pritet vetëm të nënshkruajë e vulosë vullnetin e partisë në pushtet.

Paraditen e të enjtes kreu i shtetit vijoi konsultimet me disa prej drejtuesve te partive parlamentare, ndërkohë që të hënën do të takohet me përfaqësues të Partisë Socialiste.

Të vegjlit i kanë propozuar kreut të shtetit datën 4 Maj për mbajtjen e zgjedhjeve të 2025-ës.

Tv Klan