Lajme Arkiva 2003
Hyjmë në zgjedhje me misionin për të ndalur të vjetrën në politikë. Nën këtë moto kryetari i Partisë Demokrate të Re, Genc Pollo prezantoi në Kurbin kandidatët e bashkive dhe komunave të këtij rrethi.
Genc Pollo: Hyjmë për të sfiduar ata që me mentalitetin e sulltanit, fronet i mbajnë në mënyrë monopoli, i trajtojnë në mënyrë monopoli, njerëzit rreth tyre gjithashtu duke mos lënë askënd tjetër të marri frymë në politik dhe duke asfiksuar edhe popullin. Duke asfiksuar edhe ekonominë.
Ndërsa kandidati për kryetar bashkie i PDR-së Kreshnik Çollaku takoi kandidatët e kësaj partie për minibashkitë.
Fuqizim të minibashkive në kompetenca dhe financa, kjo është pikëpamja e Partisë Demokrate të re për zgjedhjet lokale, sipas Çollakut politikat centralizuese të bashkisë aktuale nuk janë efikase për qytetarët.
Sipas tij bashkitë e vogla me buxhete të veçanta mund të zgjidhin në mënyrë më direkte problemet e qytetarëve sipas zonave të banimit./tvklan.al