Kuvendi partiak i PDSH-së e miratoi propozimin e marrëveshjes së re mes shqiptarëve dhe maqedonasve me çka kjo marrëveshje është shndërruar në platformë politike të kësaj partie.
Ish kryetari i PDSH Arbën Xhaferri në cilësinë e kryetarit aktual të kuvendit partiak i ka sqaruar shkaqet për paraqitjen e partisë së tij me idenë për marrëveshje të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
Abën Xhaferri: “Në këtë marrëveshje në sens ekziston një porosi shumë serioze për të gjithë faktorët lidhur me pozitën e shqiptarëve në sistem. në këtë marrëveshje jepen arsyet përse PDSH-ja në këtë moment e hap këtë problem.”
PDSH është njëra nga katër partitë nënshkruese të marrëveshjes se Ohrit e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001 mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Krerët e PDSH-së ende nuk bëjnë të ditur nëse paraqitja me propozim për marrëveshje të re do të thotë tërheqje të nënshkrimit të tyre nga marrëveshje e Ohrit. Por haptazi shprehin pa kënaqësinë e tyre nga mënyra se si implementohet kjo marrëveshje.
Abën Xhaferri: “Ne vlerësojmë se marrëveshja e Ohrit në mënyrë brutale nuk u realizua sidomos në këto pikat kryesore që e bënin këtë marrëveshje të jetë zgjidhje për konfliktin e vitit 2001. Në rend të parë e kam fjalën për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, pastaj për decentralizimin, për përfaqësimin adekuat sidomos në aneksin se çështja e rregullimit të statusit të ish pjesëmarrësve të kryengritjes së vitit 2001.”
Më herët kryetari i PDSH, Menduh Thaçi, ka paralajmëruar se në rast se refuzohet propozimi i tyre për marrëveshje të re mesh shqiptarëve dhe maqedonasve, atëherë shqiptarët e këtushëm mund të kërkojnë formimin e një shteti të ri shqiptar në territoret e Maqedonisë ku jetojnë.
Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Shkup në reagimet e tyre të para kanë kundërshtuar idenë e PDSH-së për marrëveshje të re.
Duke vlerësuar se marrëveshja e Ohrit edhe më tej është korniza adekuate për bashkëjetesë mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Këtë ide të PDSH-së e kanë refuzuar edhe përfaqësuesit e partive të tjera relevante shqiptare.
Nga Shkupi për Tv Klan Isen Saliu./tvklan.al
Gazetar: Isen Saliu