Në Maqedoni vazhdon tradita e mohimit të legjitimitetit të presidentit të shtetit nga ana e ndonjë subjekti politik, pas paralajmërimit të kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, se partia e tij nuk do ta njohi legjitimitetin e presidentit të sapo zgjedhur Georgi Ivanov.
Menduh Thaçi: “Të gjithë e kanë të qartë se ai është kryetar vetëm i maqedonasve dhe i familjeve Selmani dhe Ahmeti. Shqiptarët këtë herë deligjitimuan këtë institucion dhe politika e tyre tregoj se ka papajtueshmëri të madhe me mënyrën si udhëhiqet shteti. Mendojmë se Maqedonia me hapa të sigurt shkon drejt abisit dhe drejt shkatërrimit, përgjegjës është vetë zoti Gruevski dhe zoti Ahmeti si në aspektin ekonomik, si në aspektin e bllokimit të procesit integrues dhe si në aspektin e gjendjes katastrofale të të drejtave kolektive të shqiptarëve”.
Kjo nuk është hera e parë që PDSH të kontestoi legjitimitetin e presidentit të Maqedonisë. Sepse kjo parti gjatë 5 viteve të kaluara e ka kontestuar dhe legjitimitetin e presidentit të deri tanishëm Branko Crvenkovski. Historia e kontestimit të legjitimitetit të presidentëve të shtetit në Maqedoni filloi pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 1999.
Opozita e atëhershme maqedonase udhëhequr nga Branko Crvenkovski, e kontestonte legjitimitetin e presidentit të sapo zgjedhur Boris Trajkovski, duke akuzuar se është zgjedhur në zgjedhje jo të rregullta. 5 vite më vonë vetë Cervenkovski u zgjedh president shteti. Por kësaj radhe ai kontestoi nga opozita e udhëhequr nga lideri i atëhershëm opozitar Nikola Gruevski me të njëjtin arsyetim se është zgjedhur në zgjedhje jo të rregullta.
Nga Shkupi për TV Klan, Isen Saliu./tvklan.al