Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është infektuar me koronavirus. Lajmin e jep vetë Peleshi i cili thotë se ka rezultuar pozitiv me Covid pas testit që e ka kryer të hënën. Ai njofton se ka simptoma të lehta dhe është karantinuar në banesë.

“Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë këtyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19. Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat”.

Në fund, Peleshi bën apel për durim dhe për zbatimin e masave./tvklan.al