Ngrohja e motit ka kthyer në ujerat e Liqenit të Prespës dhjetëra pelikanë kaçurrelë,të cilët kishin shtegtuar gjatë dimrit.

Specialisti i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Vasil Mele thotë se prej dy vitesh, gripi i shpendëve ka reduktuar ndjeshëm numrin e këtyre shpendëve të rrallë, të cilët janë në rrezik zhdukje.

 Vasil Mele, specialist i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura: Prezenca e tij në Liqenet e Prespës mund të themi që nga pranvera e vitit 2022, është reduktuar në masë për arsye të rënies së gripit të shpendëve, dhe në momentin pasi aty folezon pelikani kaçurrel, në momentin e mbërrin në Prespën greke, ka humbur një numër i konsiderueshëm pelikanësh kaçurrel.

Prespa është habitat për disa lloje shpendësh uji, mes tyre edhe për pelikanin kaçurrel.

Vasil Mele, specialist i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura: Nëse i referohemi censusit të shpendëve dimërues, mund të them që numri i tyre ka ardhur në ulje, por si lloje gatit, gati prezenca ka qenë aty, aty. Kjo për arsye edhe të ngrohjes globale që ka ardhur në këto ekosisteme edhe në botë.

Prespa është një zonat turistike të vendit që tërheq vëmendjen e vizitorëve të huaj dhe vendas.

Klan News