Historia e dashurisë mes Jonila Godoles dhe Christian Steiner u kurorëzua më 28 Shtator të këtij viti. Edhe pse nuk ka dashur që të jetë në qendër të vëmendjes, sot në studion e “Rudina” në Tv Klan Jonila Godole për herë të parë rrëfen të gjitha detajet që lidhen me ditën e saj të dasmës.

E veshur me një fustan nusërie të bardhë, të thjeshtë, mjaft delikat me gurë të qëndisur për merak, e shoqëruar nga vëllai i saj dhe e rrethuar nga njerëzit e dashur, Jonila Godole ndan disa çaste lumturie nga ajo ditë e veçantë në amfiteatrin e Butrinitit.

Jonila Godole: Ky ishte kushti. Sepse kur tha dasmë unë isha “dasmë, por kur do ta bëjmë dasmën,” “në Shtator,” tha, “uaaa çfarë stresi, por unë kam kaq shumë punë” dhe i thashë që nuk dua ta bëjmë në Vjenë dhe as në Tiranë dhe më tha “unë e di se ku do ti që ta bëjmë,” pra ai në fakt i kishte menduar të gjitha gjërat dhe e dinte shumë mirë që ishte Butrinti, sepse ai e di lidhjen time me të. Kam jetuar në Sarandë, gjithë fëmijëria ime ka qenë në Sarandë dhe është ajo pika që mua më bën të ndjehem mirë, pra është vendi në Shqipëri i imi.

Jonila Godole zgjodhi që të ketë një dasmë private me pak të ftuar duke theksuar se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë dashur që në ditën e tyre të veçantë të ishin të rrethuar nga miqtë e dashur me të cilët kalonin kohën e lirë./tvklan.al