Xheisara është këngetarja e cila nisi garën magjike në kategorinë New Artist në javën e gjashtë të konkurrimit, ku vlen të thuhet se çdo notë muzikore e re, u interpretua nga artistë shqiptare, të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të Europës.

Xheisara mundi të mahnisë jurinë, duke rrëmbyer pesë të gjelbërta me këngën e saj “Më e fortë”. Një këngë në rrymën ethnic-drum and bass, duke shënuar një rrymë të re, të pa eksperimentuar më parë në historinë e festivalit “Kënga Magjike”. Kujtojmë se nëse këngëtarja merr statusin për të votuar neë netët finale, ajo fiton statusin “Big”.

Këngëtarja interpretoi mes emocionesh dhe kjo jo pa shkak. Në fund të performancës Xheisara përloti gjithashtu anëtarët e jurisë, për arsye se kënga “Më e fortë” ka një lidhje shpirtërore me këngëtaren, e cila vjen për herë të tretë në festivalin magjik.

Mes lotësh Xheisara u shpreh: Kisha përgjegjësi shumë të madhe për këtë këngë, sepse përpara se babai im të ndërronte jetë, amaneti i tij i fundit ishte që une të isha sot këtu.

/tvklan.al