Nga data 14 deri në 19 nëntor në Pallatin e Kongreseve do te zhvillohet Panairi i 11-të i Librit “Tirana 2008”, duke shënuar kështu panairin më të madh të librit të mbajtur në Shqipëri. Organizatorët e tij janë shoqata e botueseve shqiptar me mbështetjen e ministrisë së Kulturës.
Fatmir Toçi: “Botuesit pjesëmarrës janë kryesisht baza më e madhe nga Shqipëria, por do të jenë në masë të madhe botuesit më të njohur të Kosovës, Maqedonisë, nga Mali i Zi do të ketë një stendë kolektive të autorëve dhe këtë vit publiciteti si duket po arrin që të kemi interesim dhe nga botuesit që marrin jesh nga India, nga Irani, nga Kroacia, nga Instituti Italian i Kulturës do na krijojë mozaikun, me stendën e botimeve Italiane dhe do të jemi akoma në këtë 10 ditësh të fundit në tentativa për disa konfirmime të reja.”
Pjesëmarrëse do të jenë mëse 160 shtëpi botuese, autorë nga vendi dhe bota, të cilët sjellin për lexuesit më shuam se 50 mijë tituj librash, prej të cilëve 1500 tituj të rinj. I ftuari special i panairit do të jetë Alfredo Bevilakua, një ndër shkrimtarët më të njohur italian./tvklan.al