Një 50-vjeçar është shpëtuar nga ekipet e emergjencës pasi kishte ngecur brenda një tuneli të cilin e kishte gërmuar për të përgjuar ish të dashurën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Meksikë në qytetin Puerto Penasco.

Cesar Arnoldo Gomez kishte gërmuar prej disa ditësh një tunel që lidhej me pjesën e pasme të shtëpisë së ish të dashurës 58-vjeçare Griselda Santillan. Sipas medias lokale “El Universal”, Cesar kishte për synim të spiunonte ish-partneren e tij dhe ta kapte mat nëse ajo takohej me persona të tjerë.

Megjithatë, ishte vetë 58-vjeçarja e cila njoftoi zjarrfikësit me pretendimin se po dëgjonte zhurma në pjesën e pasme të banesës. 50-vjeçari kishte mbetur i bllokuar për 24 orë brenda tunelit deri sa u nxorr prej andej nga zjarrfikësit. Ai u dërgua në spital në gjendje të dehidratuar dhe mund të kishte edhe helmim të mundshëm. Cesar Arnoldo Gomez dhe ish e dashura e tij kanë qenë të lidhur për 14 vjet.

/tvklan.al