Sot hapet Tuneli i Llogarasë. Kjo vepër inxhinierike e cila hapet para afatit shkurton kohën e kalimit për qytetarët, ul kostot dhe rrit parametrat e sigurisë.
Tuneli i Llogarasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 5.9 km si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.
Ky tunel përshkohet për rreth 10 minuta. Tuneli hap një portë të re në jug të vendit, që synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin dhe pse jo edhe për Mesdheun.
Klan News