Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me ish-Ministrin e Rendit Publik, zotin Perikli Teta pas daljes nga burgu.

Perikli Teta:- “Është një rast, është një ngjarje që unë e prisja me qetësi. Është e katërta herë që thirrem brenda një muaji nga Prokuroria dhe nga Gjykatat, dhe kam kuptuar se thirrem se unë së bashku me Policinë qëndruam më 14 Shtator dhe bëmë detyrën për mbrojtjen e Shtetit Shqiptar. Sot duke respektuar drejtësinë, drejtësinë si koncept, jo drejtësinë shqiptare, vajta në Gjykatë si dëshmitar për çështjen penale në ngarkim të Ekrem Spahisë dhe të tjerëve për organizimin e Kryengritjes. Mora një thirrje nga nje trup gjykues i papërgjegjshem, i cili fletthirrjen e kishte plotësuar për çështje civile. Pra thirrjen time dhe kryengritjen e armatosur e konsideronte çështje civile, pra njesoj si vjedhje pulash ose ndonjë problem tjetër. Kjo patjetër është një mungese respekti, është një mungesë e dinjitetit profesional të gjykatave shqiptare por unë siç ju thashë u nisa dhe vajta. U befasova kur pashë trupin gjykues. Trupi gjykues ishte veshur si aktorët e cirkut. Dhe kjo për mua është jashtë koncepteve të mija. Unë edhe para pak ditësh isha përsëri në Gjykatë, dhe ja bëra vërejtje trupit gjykues. Gjykata Ushtarake gjykonte ish-Ministrin e Brendshem përsëri me uniformën civile. Pra duhet që gjykatësit të vishen me togën e zezë. Une kete nuk mund ta lejoj dhe ja bëra këtë vërejtje. Dhe ata më arrestuan. Dhe ata më çuan në burg”.

Gazetarja:- Kush e dha vendimin për ju?

Perikli Teta:- “Patjetër që prokurorët. Këta nuk kanë faj, nuk kam asgjë ndaj këtyre prokuroreve, këta janë instrumenta varfanjake të partisë shtet, të atij koalicioni që quhet parti-shtet, janë instrumenta fatkeqe, por që unë dua t’i ndihmoj. Dhe unë dua të luftoj për demokracinë dhe do të luftoj gjithmonë. Kjo ishte ajo që unë pagova sot. Patjetër që ishte një arrestim politik por nuk do të fitojnë. 14 Shtatori ishte një ngjarje që tregoi se Partia Socialiste është një parti e padenjë, është një parti e pameritueshme për të qeverisur Shqipërinë, është një parti që nuk duhet të rrijë asnjë ditë në pushtet dhe unë këtë jua kam bërë të qartë prej kohësh. Unë besoj që ka ardhur koha ta kuptojnë shqiptarët. Une nuk jam tip emocional dhe këto nuk i kam pas daljes nga burgu vetëm po i përsëris ato që kam thënë në rrethana të tjera”.

Gazetarja:- Sa orë ndenjet i burgosur?

Perikli Teta:- “Disa orë, disa orë ishin të mjaftueshme për ata që mendojnë që mund të më thyejnë. Por nuk më thyejnë dot edhe nëse unë do të rrijë disa vjet”.

Gazetarja:- Si u justifikua lirimi juaj?

Perikli Teta:- “Erdhi drejtori i burgut dhe më lexoi një urdhër, një vendim nuk e mbaj mend se si quhesh të Prokurorit të Përgjithshëm zotit Arben Rakipi, i cili pas prokurorëve të tij të vegjel, pas atyre fatkëqëve që thashë zvogelohesh edhe kybashke me ta. Ai thoshte që të lirohet Perikli Teta për gjendjen e tij shume të rëndë shëndetësore dhe moshën e tij shumë të madhe. Une edhe nëpermjet Televizionit tuaj duhet t’u them njëherë të gjithë atyre, zotit Rakipi dhe gjithë atyre të tjerëve që jam shumë më i ri se ata dhe shumë më i fortë nga ana shëndetësore se ata. Nuk më thyejnë dot”.

Gazetarja:- Ka pasur reagime nga politikanë të ndryshëm për burgosjen tuaj, gjatë momentit që ishit i burgosur, ç’mendoni?

Perikli Teta:- “Patjetër që në burg nuk i kam dëgjuar por nuk e kam idene se çfare sensi ishin reagimet. Por një gjë është për t’u cilësuar. Arrestimi im është kambanë për të gjithë politikanët. Edhe për ata që kujtojnë se janë në pushtet por që nuk janë, edhe ata që mendojnë se mund të vijnë në pushtet. Por unë do të luftoj dhe do të vazhdoj përpjekjet e mija që të dy palët të mos burgosen të mos pësojnë fatin tim./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori