Regjisori suedez Ingmar Bergman, një prej figurave më të mëdha të kinematografisë botërore, po përkujtohet në të gjitha vendet e Europës në 90 vjetorin e lindjes. Ditët e Bergmanit dhe arti i tij mbërrin dhe në Tiranë nën kujdesin e ambasadës suedeze dhe Akademisë së Filmit Marubi, ku kjo e fundit shfaqi një film dokumentar mbi jetën e regjisorit.

“Jam e surprizuar që Bergman vjen në Shqipëri dhe do të njihet dhe këtu. Ne do të vijojmë të shfaqim filmat e tij edhe në Maqedoni dhe në Kosovë”.

Bergman bën pjesë në grupin e vogël të kineastëve si Felini, Antonioni apo Tarkovski e ndërsa për kineastin Kujtim Çashku, ai mbetet unikal.

Kujtim Çashku: “Njëri nga këto yjet e fuqishëm që e mban këtë kostelacion të përjetshëm e të përhershëm do të jetë Ingmar Bergman, bëjnë prezente 5 nga filmat e tij”.

Bergman është realizuesi i shumë filmave artistik, ku disa prej tyre do të shfaqen në kinema “Marubi” përgjatë 2 ditëve. Ai konsiderohet një mjeshtër, një forcë e madhe që ndryshojë botën e kinemasë. Bergman u nda nga jeta 1 vit më parë./tvklan.al