Tre shqiptarë kanë mbetur të plagosur gjatë një sherri masiv në Lugano të Zvicrës në orët e para të mëngjesit të shtunës (dje). Mediat zvicerane raportojnë se 10 persona u përfshinë në sherr ku u përdorën armët e ftohta.
Gjatë përleshjes të përgjakshme në një lokal të Luganos, një person ka plagosur me thikë tre shqiptarë, tre italianë dhe një 22-vjeçar zviceran. Fatmirësisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i ngjarjes është arratisur në drejtim të paditur.
Policia e Luganos ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të sherrit. Identiteti i shqiptarëve të plagosur nuk është bërë me dije.
/tvklan.al