Vjollca Xhunga ose e njohur ndryshe në programin e “Shije Shtëpie” në Tv Klan si zonja Vjollca, e cila përgatit çdo ditë recetat më të shijshme, feston ditëlindjen. Teksa ajo u përpoq ta mbante të fshehtë dhe moderatorja, Katerina Trungu luajti rolin sikur e kishte harruar, në studio dëgjohen dy zëra të ëmbël. Mbesa, Ana dhe nipi, Davidi, kanë dërguar dy urime plot përkëdhelje për “nëna Voçin”.
Katerina Trungu: E dëgjove ti këtë zonja Vjollca?
Vjollca Xhunga: Çfarë ishte ajo? Përveç kitarës, nuk dëgjova gjë.
Ana: Nëna Voçi, nëna Voçi!
Vjollca Xhunga: U vdektë nëna Voçi për ty!
Ana: Të dua shumë! Gëzuar ditëlindjen! Të puth fort!
Vjollca Xhunga: U shpirt i nënës! Kjo është Ana.
David: Nëna Voçi, gëzuar ditëlindjen! U bëfsh 100 vjeç dhe mos harro që unë të dua shumë, shumë, shumë fare.
Vjollca Xhunga: E di shpirt i nënës, e di. Ky ishte Davidi.
Katerina Trungu: Gëzuar ditëlindjen nga nipi dhe mbesa!
Vjollca Trungu: Ma mbush frigoriferin plot pulla “je nëna më e mirë në botë”, “ti e ke zemrën…” dhe nuk thotë “zemrën” që ta shkruajë se ai di ta shkruajë, por vizaton një zemër, “e ke zemrën shumë të madhe dhe gatuan, ushqimet e tua janë të mrekullueshme”.
Katerina Trungu: Ka të drejtë.
Vjollca Xhunga: Ju puth nëna fort! O mrekullia e nënës!
Katerina Trungu: Ky ishte urimi nga nipi dhe mbesa e zonjës Vjollca.
Vjollca Xhunga: Kaq, mbaroi ditëlindja ime. Ç’dua unë më tepër?
Por ndryshe nga ç’mendoi zonja Vjollca, surpriza në studio vazhdoi me hyrjen e gazetares Ermelinda Ndoja me një tortë me qirinj të ndezur në duar dhe dy buqeta lulesh. Zonja Vjollca shprehu edhe dëshirën e saj për ditëlindje:
“Për gjithçka që i kërkoj Zotit dhe Zoti e di se çfarë dua unë”, tha ajo teksa fryu qirinjtë.
Përveç buqetës nga stafi, në tjetrën priste një urim nga mikesha e saj e zemrës, që siç sqaron vetë zonja Vjollca, është “e para që e uron në çdo ditëlindje”./tvklan.al