Si ambasador rinor, ai është përfaqësues i rinisë shqiptare në sferat ndërkombëtare të politikës dhe diplomacisë. Nga studioja e “Rudina” në Tv Klan, Jonas Kepi vendosi që pak minuta të fjalës së tij t’ia kushtonte komunitetit që përfaqëson. Ai u shpreh se rinia duhet të shprehë rëndësinë dhe rolin e tyre në shoqëri përmes votës.

“Rinia në Shqipëri ka pjesën e dismotivimit, zgjedhjet janë duke ardhur së shpejti në 2025. Një fakt jo shumë interesant dhe jo shumë i bukur, para një viti u bënë zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe vetëm 13.5% e të rinjve në Shqipëri kanë votuar, që është përqindja më e ulët në Ballkan dhe Europë. Kjo duhet ndryshuar nga pjesa e motivimit për t’u thënë të rinjve që vota juaj ka një vlerë aty, nuk mund të shkojë në kosh, çdo votë ka një përgjegjësi. Asnjë njeri nuk duhet ta lërë votën e tij në duart e të tjerëve. Unë besoj që shteti duhet të fokusohet më shumë që në ciklin e ulët të mësojnë më shumë rreth rëndësisë së votës dhe pse vota është e rëndësishme. Duhet filluar shumë herët.”

I gjendur mes biznesit dhe diplomacisë, Jonas Kepi ka dy fjalë dhe për politikën dhe të qenit lider në këtë fushë.

“Të jetë i gatshëm që të ndryshojë gjithçka për popullin të jetë i gatshëm të jetë një lider i lindur, të ketë një mentalitet të përpiktë për popullin. Nuk ka një përgjigje të saktë apo të gabuar për një politikan, çdo  politikan ka mentalitetin e vet, por mendoj se kemi shumë politikanë të shquar. Gjithçka varet nga motivimi i një politikani.”

I pyetur se kur e shihte veten pas 20 viteve, ambasadori 19-vjeçar e kishte në “majë të gjuhës” përgjigjen. Përgjigje e cila e befasoi moderatoren e programit, Rudina Magjistarin. “Pse pas 20 viteve, dhe jo 5?”, tha ai.

Rudina Magjistari: Si e shikon veten tënde ti pas 20 viteve. E shikon si një diplomat karriere, si një biznesmen të suksesshëm, si një udhëtar të palodhur për të rrëfyer historinë e popujve, apo e sheh veten si një ministër duke kontribuar në qeverinë shqiptare?

Përse kaq larg, pse 20 vjet, pse jo 5 ose 10. Diplomat ose ministër, ose pse jo një biznesmen i suksesshëm mund të bëhen të dyja. Sigurisht ka plot kohë, unë kam ndryshuar 100 herë mendje në fakt se për çfarë do të vazhdoja universitetin”.

Rudina Magjistari: Sa shpejt vrapon!/tvklan.al