I ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan Jonas Kepi ndan me publikun një histori të bukur dhe frymëzuese. Ai është vetëm 19 vjeç dhe aktualisht është ambasador rinor, duke përfaqësuar rininë shqiptare në NATO dhe OKB.
Para tij të duket sikur komunikon me një person mjaft të pjekur dhe jo me një djalosh që është në fillimet e studimeve të tij. E teksa shkëput copëza nga “pazëlli” i tij si diplomat, Jonas Kepi tregon dhe takimet me disa prej liderëve të mëdhenj botërorë. Duke shtuar se “pjekuria e tij e hershme” ka një zanafillë dhe janë pikërisht takimet me këta njerëz të suksesshëm.
“Kur e rrethon veten me njerëz më të mëdhenj se vetja ditë për ditë, kur e rrethon veten me liderë botërorë, ambasadorë, politikanë dhe ministra normalisht do të marrësh diçka. Kam takuar le të themi jo shumë liderë botërorë në jetë, Jens Stoltenberg që është ish-sekretari i NATO-s, Ursula von der Leyen, që është bërë përsëri Presidente, dhe pse jo, ministra të huaj. Më shumë kam takuar ministra të huaj të shteteve se sa liderë botërorë. Është diçka që kur e rrethon veten me njerëz të tillë, diçka do të ngelë,” tha diplomati rinor./tvklan.al