Lajme Arkiva 2003
Këtë herë përmbarimi dhe filialet elektrike e kanë patur më të lehtë punën. Me shfaqjen e tyre me në lokalet debitore në kryeqytet për sekuestrim, pronarët kanë nxituar të paguajnë në dorë shumat e prapambetura të faturave elektrike kështu që në arkën e shtetit janë derdhur 750 mijë lekë të reja nga dy lokale të Tiranës të cilat kishin vite që nuk derdhnin detyrime. Aksioni vjen pas lajmërimeve dhe ndërprerjeve të herë pas hershme të lidhjeve elektrike.
“Sot është afati i fundit. O likuidim, o mbyllje aktiviteti. Mbyllje lokali ose sekuestrim malli, s’ka marrëveshje për më mbrapa. Llogaritet te 50 milionë lekë të reja vlera e debisë së privatit dhe me një numër të caktuar rreth 1500 subjekte kur te këto përfshihen edhe subjektet e shembura të Lanës. Për këta do të aplikojmë një praktikë tjetër më vete për ti arkëtuar”.
Dega e shitjes, agjencia teknike, zona elektrike e Tiranës dhe Policia e Rendit do të bashkëpunojnë për mbledhjen e 50 milionë lekë të reja që përbëjnë dhe borxhin e mjaft subjekteve në kryeqytet ndaj korporatës elektroenergjetike./tvklan.al