Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vijuar fushatën e saj shtëpi më shtëpi në komunat e Shkodrës. Gjatë takimeve të kryeparlamentares banorët shpjeguan se mbështetja e qeverisjes së djathtë për fermerët dhe blegtorët ka qenë një nxitje për punën dhe rritjen e prodhimit bujqësor.
“Na futi në NATO, shpresojmë që së shpejti na fut në BE. Kështu mendoj unë , po kështu mendon tanë shqipnia”.
Gjatë rrugëtimit të saj Topalli përuroi dhe fillimin e punimeve të rrugës në fshatin Nishan të komunës Hajmel.
“Rroftë PD-ja. Na boni asfalt në çdo fshat, në çdo kombë. Rroftë Sali Bersiha”.
Ndalesa e radhës për kryeparlamentaren ka qenë dhe një fabrikë fasonerie.
“Situata është krejt ndryshe dhe ne kemi relativisht një fuqi punëtore prej 250 vetave deri në fudnvitit që vjen të shtoj një fuqi edhe 100 e sa veta fuqi punëtore tjetër”.
Në takimet me banorët e fshatrave kryeprlamentarja mori vlerësimet e banorëve të cilët pohuan transformimet dhe seriozitetin e punës së koalicionit qeverisës duke i garantuar se vota e tyre do të shkojë për Partinë Demokratike.
…
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili kryeson listën e kandidatëve për qarkun Vlorës deklaroi se në mandatin e dytë qeverisës do të bëhem më shumë për arsimin.
Astrit Patozi: “Kjo qeveri, kjo mazhorancë në këto 4 vite ka bërë gjithçka më të mirën që një qeveri mund të bëjë për arsimin dhe për të ardhmen e fëmijëve të këtij vendi. Ne jo vetëm dyfishuam pagat e juaja por ne ju dhamë ju dinjitetin e munguar sepse kur erdhëm në pushtet para 4 vitesh arsimi ishte i braktisuri dhe i harruari madh. Ne ju sigurojmë sot se dyfishimi i pagës që në premtuam dhe mbajtëm do të jetë prioritet edhe në mandatin tonë të dytë qeverisës. Askush prej jush pas 4 vjetësh nuk do të shkojë të jap mësim në një shkollë pa rikonstruktuar, në një shkollë pa ngrohje, në një shkollë me xhama të thyer apo në një shkollë ku mungon interneti.
Qeveria e djathtë në 4 vite investoi duke rinkostruktuar apo ndërtuar nga themelet 1012 shkolla në të gjithë vendin. Astrit Patozi deklaroi se në 4 vitet e ardhshme buxheti për arsimin do të jetë 6 % e GDP-së.
…
Kandidati për Deputet i Lëvizjes Socialiste Për Integrim, Pëllumb Xhufi, zhvilloi një takim me anëtarë dhe mbështetës të kësaj force politike në njësinë numër 2 Tiranë. Gjatë fjalës së tij Xhufi tha se LSI-është partia e pak fjalëve por e veprave të mëdha.
Pëllumb Xhufi: “LSI-ja ju e dini është një parti e pak fjalëve dhe e shumë veprave, të cilat mishërojnë në atë programin tonë shumë të koncentruar por shumë real të realizueshëm të LSI-së e cila ka kapur pikërisht pikat nevralgjike, ka kapur punësimin, ka kapur riaktivizimin e sektorëve vital siç është bujqësia, siç është industria”.
…
Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, pati një takim me të rinjtë e kësaj partie në kryeqytet.
Paskal Milo: “Krahas rritjes së buxhetit për arsimin deri në 5%. Ne do ti kushtojmë një vëmendje shumë të madhe edhe cilësisë së shkollës. Unë jam i bindur që ju nuk doni një diplomë sa për ta patur në xhep, po doni një diplomë që të jetë konkurruese në tregun e dijes”.
…
Turi elektoral i Kreut të republikan, Fatmir Mediu, vijojë më një takim me mbështetës të kësaj force politike në Has, duke u ndalur edhe njëherë te rëndësia e zgjedhjeve të 28 qershorit. Kryerepublikani i ftoi të pranishmit të votojnë numrin 16 si numër i cili do të japë një mandat të dytë qeverisës koalicionit mazhoritar.
Fatmir Mediu: “Votoni PR, votoni nr 16, sepse keni votuar veten tuaj, keni votuar për fëmijët tuaj, keni votuar për familjet tuaja, keni votuar për Hasin, keni votuar për kombin shqiptar, se kombi shqiptar ka një rrugë, ka një të ardhme, sot në NATO dhe nesër në BE. Prandaj 28 qershori le të jetë dita e madhe e të gjitha … e të gjithë shqiptarëve”.
Mediu shprehu bindjen se koalicioni i djathtë do të jetë sërish koalicioni qeverisës, koalicioni i investimeve, i zhvillimit ekonomik dhe i standardeve të larta. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje përfundimtare të çështjes së pronës, pasi ne e shohim atë jo si interes personal të dikujt në veçanti por si çështje të së drejtës dhe si pikë kyçe në BE, përfundojë kryerepublikani Mediu…./tvklan.al