Numri i pensionistëve u rrit përgjatë vitit 2023, por Instituti i Sigurimeve Shoqërore raporton një përmirësim të ndjeshëm të skemës defiçitare me një rënie në të paktën 45.7%, ose 6.7 miliardë Lekë më pak detyrime.
Kjo pasi numri i kontribuuesve në skemë arriti në 826,928 me një rritje prej 3.2% në krahasim me vitin 2022, pavarësisht inflacionit 4.8 % dhe presioneve të jashtme.
Rritja e të ardhurave të skemës së pensioneve duket se u shkaktua në një masë të madhe nga rritja efektive e taksave, ndërsa rol duket se ka luajtur dhe rritje e numrit të kontribuuesve ndikuar nga rritja e pagave kryesisht në sektorin shtetëror.
Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore po tregojnë se numri i kontribuuesve po shënon rritje më të shpejtë se numri i pensionistëve përfitues.
Pensionistët u shtuan me 18 mijë, ndërsa kontribuuesit me 25,623 individë. Në vitin 2022 për çdo përfitues kishte vetëm 1.1 kontribuues ndërsa për vitin 2023 raporti është 1.2.
Sipas raportit, pensionistët e zonave rurale patën një rritje më të madhe të masës së pensionit krahasuar me zonat rurale, teksa për kategorinë e pensioneve të pleqërisë rritja është 66% më e lartë.
Nga ana tjetër formalizimi i sektorit të bujqësisë si kusht për të përfituar nga skemat mbështetëse është shfaqur dhe me rritjen e numrit të kontribuesve në këtë sektorë me 13,381 qytetarë më shumë të deklaruar si të vetëpunësuar në bujqësi.
Tv Klan