Sistemi elektroenergjetik shqiptar po kalon ditët më të mira të tij, duket se po del nga errësira. Situata hidrike në hidrocentrale po shënon nivele të papara prej më shumë se një 10-vjeçari, kjo ka bërë që korporata elektroenergjetike për momentin të ndërpres importin, ushqimin që na mbante prej ditësh me drita.

Reshjet e ditëve të fundit kanë rritur prodhimin e energjisë, i cili po plotëson jo vetëm nevojat për konsum, por lë mundësi të shlyejë edhe borxhe. Sasia e energjisë prodhuar në vend kap shifrën 25 milionë kilovat orë ku me 20 milion kilovat në orë të saj është mbuluar konsumi ditor.

Korporata me ndihmën e dhënë nga natyra ka marrë masa jo vetëm për një furnizim të mirë,por edhe për mospërsëritjen e përmbytjeve në zonat e hidrocentraleve, duke hapur portat e tyre për shmangien e kësaj situate.

Pas ndërprerjeve të reshjeve të shiut dhe uljes së nivelit të ujërave në liqenin e hidrocentralit të vaut të dejës, është mbyllur porta e shkarkimit e hapur tre ditë më parë. Mësohet se hidrocentrali i Vaut të Dejës po punon me kapacitet të plotë me të katër turbinat.

Ndërkohë burime të prefekturës bëjnë të ditur se si pasojë e ndërprerjes së reshjeve të shiut është mbyllur edhe porta e shkarkimit të ujit në hidrocentralin e Komanit, por përmirësimi i situatës hidroenergjetike nuk do të thotë heqje totale të kufizimeve.

Pa to nuk rrimë dot pasi kemi kapacitete prodhuese, por jo transportuese. Orare të minimizuara. Rrjeti i transmetim shpërndarjes nuk mban aq sa prodhohet./tvklan.al