Vajza kishte tentuar edhe vetëvrasjen
Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ishte kallëzuar për përndjekje nga një vajzë.
28-vjeçarja S.Sh. kishte denoncuar në polici se djali me iniciale K.V. e përndiqte që prej muajit Janar dhe e telefononte vazhdimisht.
Këto veprime të 33-vjeçarit i kishin shkaktuar vajzës ankth dhe pasiguri. Madje ajo kishte tentuar edhe vetëvrasjen.
33-vjeçari tashmë akuzohet për përndjekje, përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike dhe shkaktim i vetëvrasjes. /tvklan.al