Egjipt- Një tren u përplas me platformën në stacionin Ramses, në qendër të qytetit të Kajros duke i marrë jetën 25 personave dhe mbi 50 të tjerë u plagosën. Treni u përfshi nga flakët menjëherë pas përplasjes fatale.

Kanë qenë zyrtarët e Egjiptit ata që kanë konfirmuar numrin e viktimave ku nuk kanë përjashtuan dhe rritjen e numrit, pasi disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.

Gjatë një vizite në vendngjarje, kryeministri i Egjiptit, Mostafa Madbouly, tha se shkaku i përplasjes nuk ende nuk është bërë i ditur.

Prokurori i përgjithshëm i Egjiptit ka urdhëruar një hetim të detajuar lidhur me ngjarjen.

Ministri i transporti të Egjiptit Hisham Arafat ka dhënë dorëheqjen, disa orë pas aksidentit vdekjeprurës, shkruan BBC.

/tvklan.al