Forca të shumta të policisë janë parë në qendrën emergjente të QKUK-së pasi aty po trajtohen personat e plagosur një natë më parë në Prishtinë.
Si pasojë shkëmbimit të zjarrit në orët e vona të së dielës një person ka humbur jetën, dhe 5 të tjerë janë plagosur.
Sipas policisë, vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
Përplasja e armatosur dyshohet të ketë ndodhur ndërmjet dy grupeve të cilët kanë pasur edhe konflikte të mëhershme.
Konfliktet dyshohet te jenë ndërmjet dy familjeve familjes Sekiraqa dhe Gashi të njohur si Capa.
Sipas policisë të plagosurit janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore.
Mjeku kujdestar në Klinikën e Kardiokirurgjisë, ku po trajtohet njëri nga pesë të plagosurit, ka thënë se gjendja e pacientit është stabile.
“Mbrëmë janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe është parë që ai ka nevojë për përcjellje, të paktën për 24 orë në klinikën tonë. Momentalisht është në gjendje stabile, ka një plagë më armë zjarri në kafaz të kraharorit dhe në parakrah, por nuk ka pasur ndonjë indikacion për intervenim kardiokirurgjik. Mjafton një përcjellje e vazhdueshme tij”.
Njësitë policore dhe ekipet e forenzikës dhe prokuroria kanë vazhduar hetimet te vendi i ngjarjes edhe të hënën.
Tv Klan